Mitrovice e Veriut, Foto: Luljeta Beselica, KALLXO.com, 01.06.2023

Dyshohet se dy shqiptarë u sulmuan fizikisht në Mitrovicë të Veriut

Dyshohet se dy persona të nacionalitetit shqiptarë janë sulmuar në Mitrovicë të Veriut.

KALLXO.com mëson se sulmi erdhi nga disa të rinj serbë, kur disa prej tyre dyshohet se ishin të maskuar.

Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës, ndërsa të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Drejtoresha e spitalit të Mitrovicës, Luljeta Zhubi ka folur për gjendjen shëndetësore të lënduarve.

“Njëri ka lëndime më te rënda trupore, e i cili është duke iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore, ndërsa tjetri është lëshuar për në shtëpi”- ka thënë Zhubi për KALLXO.com.