Foto: KALLXO.com Ilustrim

Dyshohen se dëmtuan e vodhën dy objekte arsimore, arrestohen dy persona në Rahovec

Dy persona, njëri nga ta i mitur, janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Rahovec nën dyshimin se kanë kryer veprat penale asgjësim apo dëmtim i pasurisë dhe vjedhje e rëndë.

Të dyshuarit, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, po dyshohet se kanë dëmtuar dy objekte arsimore dhe kanë vjedhur disa sende.

Ngjarja ka ndodhur më datë 20 janar të këtij viti, në rrugën “Xhafer Nurkasa” në Rahovec rreth orës 21:00.

Policia ka thënë se me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.