Dy Xhaferët merren vesh ta pastrojnë shtratin e lumit

Kryetarët e komunave të Obiliqit dhe Vushtrrisë janë dakorduar që të ta bashkëfinancojnë një projekt për të pastrimin e shtratit të lumit në disa fshatra.

Xhafer Gashi i Obiliqit e Xhafer Tahiri i Vushtrrisë kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për pastrimin e shtratit të lumit me vlerë prej 79 mijë euro.

“Sot bashkë me Kryetarin e Obliqit, mikun tim z. Xhafer Gashi, kemi nënshkruar Memorandum të Bashkëpunimit për bashkë financim të projektit “Pastrimi i shtratit të lumit nga fshati Kozaricë, Breznicë, Stanoc i Epërm Stanoc i poshtëm, deri në derdhjen e lumit Llap“. Vlera e tërësishme e këtij projekti është 79,216.00€ , ku komuna e Obiliqit do të bashkëfinancojë prej 55,000.00€, ndërsa komuna e Vushtrrisë shumën prej 24,216.00€”, ka shkruar kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Sipas Tahirit, realizimi i këtij projekti do t’i eliminojë rreziqet nga vërshimet në këtë zonë.