COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Dy të vdekur me COVID-19 dhe 740 të tjerë kanë rezultuar pozitiv

Dy qytetarë të infektuar me coronavirus kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë si dhe 740 kanë rezultuar të infektuar me këtë virus nga 5 mijë e 646 testimeve të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Në raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë gjithashtu bëhet e ditur se 48 qytetarë janë shëruar nga SARS-CoV-2 kështu duke arritur numri i të shëruarve në 106 mijë e 157.

Aktualisht numri i rasteve aktivë është 8 mijë e 544. Komuna e Prishtinës është qyteti me më së shumti raste aktive, 1 mijë e 572 të tillë.

Deri më tani në nivel vendi janë shënuar 116 mijë e 247 raste pozitive me coronavirus prej tyre 2 mijë e 284 kanë vdekur.