COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza
Dy të vdekur dhe 191 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
31.8.2022 - 12:27
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se dy persona me COVID-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit.
MSH gjithashtu ka njoftuar se janë konfirmuar 191 raste të reja pozitive me COVID-19, ndërsa janë testuar 926 persona.
Të dhënat e publikuara nga MSH-ja tregojnë se në 24 orët e fundit janë vaksinuar 30 persona ndërsa janë shëruar 255 persona.
Numri i rasteve aktive në Kosovë është 1 mijë e 325.