CoVid-19 - Të shëruar

Dy të shëruar nga coronavirusi

Dy persona janë shëruar nga coronavirusi sot në Kosovë.

Sipas njoftimit të Institutit të Shëndetit Publik, 6 raste të reja me coronavirus janë identifikuar sot pas testimit të  243 mostrave të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Romajë).

Deri më tani në Kosovë janë identifikuar 1032 raste me coronavirus, 791 të shëruar dhe 30 të vdekur.