Monedha euro - Foto: REL/AFP

Dy raste të falsifikimit të parave në Prizren

Policia në rajonin e Prizrenit ka njoftuar për dy raste të falsifikimit të parave.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur me 26 mars, ndërsa është arritur që të identifikohet gjatë ditës së djeshme.

Sipas njoftimit, një punëtore e një banke në rrugën “Ekrem Rexha”, ka raportuar se gjatë numërimit të parave ka vërejtur 7×1 euro,  26×2 euro monedha dhe 1×0.5 euro që dyshohet të jenë të falsifikuar.

Në një rast tjetër, e njëjta punëtore ka raportuar se po ashtu gjatë numërimit ka vërejtur 1×1 euro dhe 41×2 euro para të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Në lidhje me këto rast, është njoftuar prokurori i shtetit, dhe rastet po vazhdojnë të hetohen si falsifikim i parasë.