Ilustrim - Foto: Policia e Kosovës

Policia konfiskon mbi 1 mijë monedha 2 euroshe që dyshohet të jenë të falsifikuara

Policia ka bërë të ditur se ka konfiskuar mbi 1 mijë e 300 monedha metalike nga 2 euro që dyshohet se janë falsifikuara.

Sipas policisë, ankuesi ka raportuar se nga dy banka janë deponuar, 1,330 monedha metalike nga 2 euro që dyshohet se janë të falsifikuara.

Policia thotë se monedhat janë sekuestruar nga forenzika.

Rasti është duke u hetuar nga policia.

KALLXO.com ka raportuar më 2023 për ballafaqimin me 2 eurot false në Kosovë.