Ilustrim

Dy persona të armatosur grabitën nga punonjësit e pikës së karburanteve 450 euro dhe një telefon

 

Policia e Kosovës njofton se dy persona kanë hyrë në pikën e karburantit dhe të armatosur kanë grabitur 450 euro dhe një telefon.

Sipas Policisë të dyshuarit kanë hyrë brenda dhe kanë kërcënuar dy viktima që ishin duke punuar.

“Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes”, njofton Policia.

Në lidhje me rastin që ka ndodhur në Klinë sipas Policisë, është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet.