Dy persona sulmohen nga qeni, viktimat në tretman mjekësor
13.6.2022 - 10:40
Policia e Kosovës ka njoftuar se më 12 qershor në fshatin Bajqinë në Komunën e Podujevës, dy persona janë sulmuar nga një qen dhe kanë pësuar lëndime trupore.
“Dy viktimat meshkuj kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore pasi që janë sulmuar nga një qen, me pronar të dyshuarin mashkull kosovar”, thuhet në njoftim.
Viktimat sipas policisë kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.