Foto: Ilustrim

Kaplohet nga zjarri një lokal në Partesh

Një ndërmarrje private është përfshirë nga zjarri i ndezur në fushë nga persona të panjohur.

Rasti ka ndodhur në Partesh rreth orës 11:30.

Si pasojë e zjarrit janë djegur disa dritare të plastikës dhe të drurit, disa metra gypa të plastikës për ujë dhe disa kabllo të rrymës në vlerë të konsiderueshme, njofton Polica e Kosovës.

Tutje, përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.