Dy persona me origjinë nga Kosova kanë vdekur në Gjermani

Dy persona me origjinë nga Kosova kanë vdekur nga përmbytjet në Gjermani.

Lajmin për KALLXO.com e ka bërë të ditur Zyra për Informim në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Bazuar në të dhënat zyrtare, deri më tani ka humbur jetën një person me shtetësi kosovare si dhe një person tjetër që ka njërin prind me shtetësi të Kosovës përderisa viktima mbanë shtetësinë gjermane”, thuhet në njoftimin  e MPJD-së.

Tutje, MPJD-ja ka ftuar të gjithë bashkëatdhetarët që të lajmërohen në konsullatat më të afërta të cilat janë të gatshme në çdo kohë të ofrojnë asistencën e nevojshme.