Dy pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Pejë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 16 pacientë me COVID-19.

Sipas njoftimit të spitalit, 10 nga këta pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi ndërsa 2 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjithashtu spitali ka njoftuar se nga stafi shëndetësor janë të infektuar 1 mjek, 4 infermierë dhe 1 punëtor i shërbimeve teknike.

Në këtë spital, gjatë 24 orëve të fundit kanë kërkuar ndihmë emergjente 544 pacientë, ndërsa 46 janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.