Dy infermierë të Gjakovës diagnostifikohen me coronavirus

Dy rastet në Gjakovë, të konfirmuara me coronavirus janë infermierë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Drejtori i Shëndetësisë në Gjakovë, Ferdinand Kolaj.

Drejtori Kolaj shpjegoi se rasti i parë i konfirmuar dje ishte një infermier i cili punonetë në Emergjencë, ndërsa rasti i dytë i konfirmuar sot është infermiere por që ende nuk ka të dhëna se në cilin repart.

“Sipas informatave që i kam nga spitali i Gjakovës “Isa Grezda”, infermieri që ka dalë mbrëmë pozitiv, kolegët e tij me të cilët ka pasur kontakt janë izoluar, pra janë gjashtë në emergjencë. Edhe ky rasti sot si duket edhe kjo është infermiere më duket që edhe në repartin e tyre  ka filluar vetëizolimi por që nuk kam ndonjë numër të konfirmuar se sa”, tha Kolaj.

Që nga data 13 mars e deri më sot, 28 raste janë konfirmuar me coronavirus.