Prishtinë, nga viti i ardhshëm fillojnë vizitat mjekësore shtëpiake pёr nёnёn dhe fёmijën

Nga viti i ardhshëm Komuna e Prishtinës do të nisë me vizitat mjekësore për nënën dhe fëmijën.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku.

“Drejtoria e Shёndetёsisё përmes profesionistëve shëndetësorë, nga viti i ardhshëm do tё fillojё aktivitetin e vizitave mjekësore shtёpiake pёr të rritur kujdesin pёr nёnёn dhe fёmijën. Kёto vizita pёrveç se do tё ndikojnё nё përmirësimin e shёndetit tё nёnёs dhe fёmijës, gjithashtu do tё rrisin besimin e familjes në institucionet shёndetёsore”- ka shkruar Sadiku.

Sadiku potencoi se këto vizita do të ndikojnë në përmirësim të praktikave të gjidhënies, parandalimin dhe trajtimin e depresionit si dhe rëndësinë e vaksinimit.

“Vizitat e tilla do tё ndikojnё sidomos në përmirësimin e praktikave të ushqyerjes me qumësht të gjirit (gjidhënies), parandalimin dhe trajtimin e depresionit pas lindjes dhe për rëndësinë e vaksinimit nё parandalimin e sёmundjeve ngjitёse” – ka shtuar më tej Sadiku.

Ky hap nga ana e Drejtorisë së Shëndetësisë është marrë pas takimit të drejtorit Izet Sadiku me kryetarin Përparim Rama dhe Vlorian Molliqajn, drejtor ekzekutiv i ‘Action for Mothers and Children’, ku u diskutua për programin e vizitave mjekësore shtëpiake për nënën dhe fëmijën.