Dy gra dyshohet se ishin viktimë e dhunës në familje dje

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë ditës së djeshme.

Është arrestuar një i dyshuari në Gjilan për shkak se dyshohet se kishte ushtruar dhunë viktimës.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti tjetër ka ndodhur në Gjakovë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje” – ka njoftuar Policia e Kosovës.