Dy fëmijë vdesin nga zjarri në fshatin Ujz të Gjakovës

Dy fëmijë kanë mbetur të vdekur pasi një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Ujz të Gjakovës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nusret Xhurkaj.

“Po lajmi është i vërtetë, një shtëpi është përfshirë nga zjarri dhe kanë vdekur dy fëmijë të mitur. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa njësitet relevante policore janë në vendin e ngjarjes”, tha shkurtimisht Xhurkaj përmes telefonit.