
Dy burra tentojnë ta rrëmbejnë një të mitur derisa po dilte nga shkolla në Prishtinë
16.2.2022 - 10:08
Dy burra të panjohur dyshohet se kanë kanosur dhe tentuar ta fusin me dhunë në veturë një të mitur në Prishtinë.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur dje në ora 10:30 pasi i mituri kishte dalë nga shkolla.
“Viktima kishte arrit të largohet dhe në veturën e të dyshuarve kishte vërejtur se kishte qenë një armë e gjatë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti vazhdon të hetohet.