Dy aksidente trafiku në Prishtinë

Dy aksidente trafiku përafërsisht në kohën e njejtë kanë ndodhur para pak minutave në qytetin e Prishtinës.

Një qytetar ka dërguar fotografi në adresë të KALLXO.com, në të cilat shihen aksidente të ndodhur në afërsi të Mensës së Studentëve, si dhe tjetri tek Fakulteti Filologjik.

Sipas fotografive, në të dy aksidentet janë të përfshiera nga dy automjete dhe kanë ndodhur pothuajse në mënyrë të njejtë.

Në aksidentin tek Fakulteti Filologjik shihet që në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Policia e Kosovës.