Dy aksidente në rrugën Prishtinë - Podujevë, lëndohen 6 persona

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur në rrugën Prishtinë – Podujevë, një në fshatin Trudë dhe një në Sekiraqë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth 17:30, në rrugën Prishtinë -Podujevë, ( në fshatin Trudë dhe në fshatin Sekiraqë), kanë ndodhur dy aksidente trafiku”- ka thënë Ahmeti.

Ahmeti thotë se në fshatin Trudë janë përfshirë dy automjete, ku si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona, ndërsa po ashtu në fshatin Sekiraqë janë përfshirë dy vetura dhe raportohet për dy persona të lënduar.

“Në Trudë janë përfshirë dy automjete, ku si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Ndërsa në fshatin Sekiraqë janë te përfshira dy automjete dhe raportohet për dy persona të lënduar”- ka konfirmuar Ahmeti për KALLXO.com.

Më tej, Ahmeti tha se njësiti i trafikut rajonal është duke u marrë me të dyja rastet.

Një qytetar ka dërguar foto në KALLXO.com, ku shihen pamje nga aksidentet.