'Duam drejtësi!' - Familjarët e 8-vjeçarit të vrarë thyejnë xhamat e gjykatës, përplasje me policinë

Familjarët e 8-vjeçarit, Mateo Vasiu kanë hyrë me forcë në ambientet e Gjykatës së Fierit dhe thyer xhamat e derës hyrëse, ndërsa sot pritet të jepet masa e sigurisë për vrasësin e të miturit, Klodia Çalamani.

Ata janë futur me forcë në ambientet e gjykatës duke kërkuar të vendoset drejtësia e autori të varet në mes të Fierit, që sipas tyre të bëhet shembull për të gjithë.

Të afërmit janë nxjerrë me forcë nga ambientet e gjykatës ndërkohë që  kanë kundërshtuar edhe praninë e medias duke hedhur përtokë pajisjet e punës së kolegëve gazetarë dhe operatorë.

“Nuk na lini në gjykatë, nuk na lini që të ndezim një qiri të vendi, ça drejtësi është kjo”, dëgjohet të thotë një e afërme.

“A keni fëmijë, a keni fëmijë,  gjetshit në fëmijët tuaj”, është dëgjuar njëra prej familjareve të të miturit të vrarë”, tha një prej familjareve.

Ndërsa nëna e të miturit në gjendje të rëndë psikologjike ka kërkuar drejtësi për djalin që iu pre ëndrra në mes.

Masa e arrestit për autorin e krimit duhet të ishte në orën 10.00, por më pas u  shty në orën 10.30, ndërsa nga momenti në moment pritet të hyjë autori.

Ata kërkojnë drejtësi për vrasjen e djalit 8 vjeçar duke kërkuar varjen e autorit Klodian Çalameni.

Avokati i caktuar për të mbrojtur autorin e vrasjes se 8 vjeçarit është tërhequr duke mos pranuar të mbrojë 38 vjeç Klodian Calameni. Në këtë situatë të rëndë që është krijuar në gjykatën, veshtirë se autori i vrasjes së Mateo Vasiut mund të paraqitet për të marre masën e sigurisë.

Momentet e fundit të djalit:

Pamjet në kamerat e sigurisë kanë treguar në orën 11:00 dy ditë më parë djalin e mitur që lëvizte me bicikletë n autorit.

Ka qenë vëllai i Mateos, i cili lajmëroi të ëmën se Mateo nuk gjendej gjëkundi dhe më pas nëna e viktimës ka bërë denoncimin në polici, ndërsa këta të fundit kanë nisur menjëherë punën!

Ajo që bën përshtypje në gjithë këtë histori ka qenë fakti se autori ka shfaqur të njëjtin ‘interes’ si gjithë banorët e tjerë të fshatit për të gjetur djalin, ndërsa ndodhej nën efektin e alkoolit.

Vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu dy ditë më parqe nga fqinji i tij ka tronditur mbarë opinionin duke sjellë reagime nga qytetarë, të njohur të tij dhe figura të politikës.

Mateo 8-vjeçar u përcoll për në banesën e fundit mes lotësh dhe dhimbjesh nga familjarë, shokë dhe qytetarë të Fierit dje.

Vogëlushi u rrëmbye dhe më pas u vra më 16 nëntor në fshatin Grecalli të Fierit nga fqinji i tij 38-vjeçar Klodian Çalamani.

Banorët e prekur janë shprehur se autori ka qenë problematik, ndërsa kërkojnë dënimin më të rëndë për të deri në varje në mes të Fierit.

Ata janë shprehur se nuk ndihen të sigurt pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë, duke dhënë detaje edhe për jetën që bënte  autori.

Klodian Çalamani njihej si person problematik, i alkoolizuar dhe përdorues i lëndëve narkotike që jetonte vetëm.

Kush është autori i krimit makabër të Mateos?

Klodian Çalamani në 2006 është autor i një tjetër pengmarrjeje. Ai së bashku me shokun e tij, Florian Vasiu, 25 vjeç, nga fshati Grecalli kanë marrë peng një vajzë, atëherë 16-vjeçare.

Shoku Florian Vasiu pëlqente vajzën, por ajo jo pasi ishte e lidhur me dikë tjetër. Pikërisht i dashuri i saj ka ndaluar të rinjtë dhe i kanë thënë që të mos e bezdisnin më vajzën. Ky veprim i të dashurit të vajzës ka acaruar të Çalamanin dhe Vasiun, të cilët e kanë marrë peng dhe e kanë torturuar për 20 minuta, duke e kërcënuar se do i shëmtonin pjesë të ndryshme të trupit, më konkretisht gjoksin duke ia prerë me biçak.

Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit ka rezultuar se për të arritur qëllimin e tyre, Klodiani ka kërcënuar edhe motrën e tij, E. Çalamani, e cila është përdorur për të futur në kurth adoleshenten.

Në atë kohë, dy të rinjtë u dënuan nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal. Ai u lirua nga burgu i Rrogozhinës në vitin 2009. /topchannel