Ilustrim

Drogë në patika, gardianët në Prizren zbulojnë planin

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka arritur të ndalojë futjen e substancave narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

SHKK ka njoftuar se sot gjatë orës 15:00h në Qendrën e Paraburgimit në Prizren gjatë kontrollit të rrobave, saktësisht atleteve kanë gjetur sasi të dyshimtë narkotike, e cila ishte e improvizuar në mënyrë të sofistikuar.

Sic njofton Shërbimi Korrektues, informata ka ardhur përmes rrugëve konfidenciale nga Njësiti i Inteligjencës  së SHKK-së.

SHKK thotë se pas rastit është njoftuar menjëherë Njësiti Antidrogë i Policisë së Kosovës.