Hysri Peqani - 'Burdushi'

Shërbimi Korrektues jep detaje për tentimvetëvrasjen e ‘Burdushi-t’

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaqi ka sqaruar rastin e datës 25 shkurt ku mjeku popullor ‘Burdushi’ ka tentuar të vetëvritet.

KALLXO.com raportoi sot se mjeku popullor, Hysri Peqani i njohur si “Burdushi”që gjendet në paraburgim, ditë më parë ka tentuar të vetëvritet.

Drejtori i burgjeve, Nehat Thaqi për KALLXO.com ka thënë se 11 ditë më parë, rreth orës 5 të mëngjesit ‘Burdushi’ ka tentuar të bëj vetëvrasje me çarçaf, por veprimi është ndaluar pasi është zbuluar nga zyrtarët e SHKK-së.

“Mënyrën e tentimvetë varjes e ka bërë duke e lidhur çarçafin  për TV  të cilën po ashtu e ka në dhomë .  Pasi që është dëgjuar  një zhurmë në dhomë, zyrtarët korrektues kanë reaguar shpejt dhe kanë  parandaluar një tentativë te  tillë ende  pa  filluar (në fazën fillestare) “, ka thënë drejtori Thaqi për KALLXO.com

Ai shtoi se Burdushit i është dhënë ndihma mjekësore si dhe i është bërë kontroll mjekësor.

“Te paraburgosurit në fjalë i është  dhënë  ndihma mjekësorë dhe i është bërë kontrolli mjekësor , me ç’ rast është  konstatuar se  nuk ka  kurrfarë lëndime  përveç shqetësimit dhe flustrimit . Ne  bazë të  deklaratës së dhënë nga i paraburgosuri  , këtë  veprim e ka bërë në shenjë  te pakënaqësisë  se vendimit te Gjykatës  dhe  të padrejtësisë që i është bërë atij”, tha Thaqi për KALLXO.com

Tentimi vetëvrasjen e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe avokati i ‘Burdushit’, Asdren Hoxha.

https://kallxo.com/burdushi-tentoi-vetevrasjen-me-carcafe/