Foto: Ilustrim

Prizren, dyshohet për marrje ryshfeti, arrestohet oficeri i Qendrës së Paraburgimit

Policia ka njoftuar se hetuesit policorë nga Sektori për Hetimin e Korrupsionit në flagrancë kanë arrestuar të dyshuarin B.R., i lindur më 1972, nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale – marrje ryshfeti.

Policia potencon se i dyshuari, oficer korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, dyshohet se ka mundësuar futjen e disa gjërave të ndaluara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren për një person të paraburgosur.

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.