Ilustrim

Drenas, arrestohet një person në flagrancë duke vjedhur

Një person në Drenas është arrestuar në flagrancë derisa kishtë hyrë për të vjedhur në një shtëpi.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:00, në fshatin Nekovc të Drenasit.

“Personi i dyshuar i cili me forcë kishte depërtuar brenda një shtëpie, është arrestuar në flagrancë, nga ana e policisë. Pas përfundimit të procedurave rë nevojshme policore me vendim të prokurorit, personi i dyshuar F.K, mashkull 21 vjeç, është dërguar në mbajtje” – bën të ditur Policia.