Fotografia: Atdhe Hetemi facebook

Fotografia: Atdhe Hetemi facebook

Drejtori i Institutit për Krimet e Luftës: Të edukojmë publikun mbi pasojat e luftës dhe rëndësinë e drejtësisë dhe paqes

Drejtor i Institutit për Hulumtimin dhe Dokumentimin e Krimeve të kryera gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi tha se gjeneratat duhet të edukohen mbi pasojat e luftës dhe rëndësinë e paqes.

Në tryezën e diskutimit për hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë dha, Hetemi shtoi se ky Institut do të bashkëpunojë me të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në dokumentimin e krimeve gjatë luftës në Kosovë.

Gjatë dy dekadave të fundit, institucione, organizata dhe individë kanë dhënë kontribut duke mbledh dëshmi për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Synimi ynë është bashkëpunimi i ngushtë më të gjithë që kanë interes në dokumentimin, hulumtimin dhe zgjerimin e njohurive për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Instituti ka për mision, mbledhjen, arkivimin, hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë”- deklaroi Hetemi në tryezë.

Instituti do të punojë në shërbim të paqes dhe drejtësisë sipas Hetemit. Ai shtoi se Insituti do të sigurohet që krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë të mos kalohen pa u dokumentuar.

Pasojat e krimeve janë të njohura dhe përgjegjësit për to janë dënuar në përputhje me ligjin. Kjo rrugë siguron fuqizimin e Kosovës si shtet demokratik dhe i drejtë për të gjithë qytetarët. Objektivat kryesore janë verifikimi, dokumentimi, arkivimi dhe hulumtimi i krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë që do të bëhet përmes mbledhjes, analizimit dhe ruajtjes së informacioneve ose dëshmive”- shtoi Hetemi.

Pastaj, krijimi, zhvillimi dhe mirëmbajtja e arkivave fizike dhe dixhitale që përmbajnë informacione të detajuara për krimet e luftës, si dëshmitë, dokumentet, fotot, video materialet dhe të dhëna të tjera relevante”- tha Hetemi.

Nga Instituti do të bëhet edhe publikimi i analizave që lidhen me krimet historike, politike, socioekonomike e krimet kundër njerëzimit, me qëllim të edukimit të publikut dhe brezave të ardhshëm mbi pasojat e luftës dhe rëndësinë e drejtësisë dhe paqes.

Ky institut ka dy departamente kryesore, atë të dokumentimit dhe atë të hulumtimeve.

Kurti: Viktimat e luftës së fundit në Kosovë meritojnë drejtësi dhe rehabilitim