Drejtori i Emergjencave flet për tërmetin në Mitrovicë

Një dridhje toke është ndjerë para pak minutash në rajonin e Mitrovicës.

Nehat Bahtiri, drejtor i Emergjencave në këtë qytet tha për KALLXO.com se deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale.

Sipas tij mendohet që epiqendra ka qenë në afërsi të Liqenit të Ujmanit.

” Deri më tani nuk kemi të raportuara dëme materiale, ani pse ka ndodh para 10 apo 15 minutave. Me gjasë epiqendra ka qenë te Liqeni i Ujmanit afërsisht, por dëme deri me tani nuk ka kurrgjë “, tha Bahtiri.

Tërmet në rajonin e Mitrovicës