Dosja e Prokurorisë ndaj katër të dyshuarve për grabitje në Suharekë

Ka përfunduar seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj katër të dyshuarve për rastin e grabitjes që ka ndodhur në argjendarinë “Diakos” në Suharekë.

Prokuroria e Prizrenit ndaj tyre ka kërkuar caktimin e paraburgimit pasi konsideron se anë plotësuar të gjitha kushtet ligjore.

Prokuroria ka kërkuar një muaj paraburgim për katër të dyshuarit.

Ata ngarkohen me veprën penale të grabitjes dhe armëmbajtje pa leje.

KALLXO.com merr vesh se të pandehurit janë: Bujar Basha, Leotrin Cakolli, Besart Istrefi, të dyshuar për veprën penale grabitje dhe Trim Baraku pëe armëmbajtje pa leje.

Mbrojtësit e tyre të premten kanë kundërshtuar paraburgimin ngase vepra me të cilën ata ngarkohen sipas avokatëve nuk ndërlidhet me veprimet e të dyshuarve.

Lidhur me caktimin e paraburgimit gjykatësja e procedurës paraprake do të marr vendim.

Ata janë arrestuar në lidhje me grabitjen e armatosur që ka ndodhur në një argjendari në qendër të Suharekës më 22.11.2023.

Në këtë incident një polic është plagosur nga të dyshuarit kurse sipas raportit të Policisë dhe Prokurorisë një i dyshuar dje (30 nëntor) ka mbetur i vrarë.

Ndërkaq, ndaj dy të pandehurve Albin Beqiri dhe Fatmir Tahiri, të cilët dyshohen për dhënie të ndihmës personave që kanë kryer grabitjen e armatosur Gjykata e Prizrenit ka caktuar më 26 nëntor një muaj paraburgim.

Vlera e arit të grabitur nga katër të dyshuarit llogaritet të jetë mbi 200 mijë euro.

Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për rastin e grabitjes në Suharekë