Dorëzohet në Polici i dyshuari për vrasjen në Mitrovicë

Është dorëzuar në Policinë e Kosovës, i dyshuari për vrasjen në Mitrovicë, që ka ndodhur më 12 shkurt të këtij viti.

Vrasja e rëndë pati ndodhur në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicë.

“Me datën 20.02.2021 i dyshuari mashkull kosovar është vetë dorëzuar në polici. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili për të dyshuarin ka vendosur masën e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raportin policor.

KALLXO.com kishte raportuar më 12 shkurt, se një person ka mbetur i vrarë ndërsa dy të tjerë ishin plagosur pas disa të shtënave me armë zjarri që kishin ndodhur në Mitrovicë.

Ngjarja siç kishte mëssuar KALLXO.com ka ndodhur në një lokal të ushqimit të shpejtë në Mitrovicë, ndërsa të shtënat me armë rrodhën pas një kacafytjeje mes disa personave.