Prokuroria jep detajet e fundit për vrasjen e mbrëmshme në Mitrovicë

Në orët e vona të ditës së premte ka ndodhur një gjuajtje me armë në qytetin e Mitrovicës, ku ka vdekur një person dhe janë plagosur dy të tjerë.

Deri më tani sipas Policisë së Kosovës nuk ka asnjë të arrestuar.

Prokurori i rastit, Nijazi Rexha për KALLXO.com ka treguar se ende nuk janë zbardhur motivet e vrasjes.

Ngjarja ka ndodhur afër një picerie në qytetin e Mitrovicës.

“Për momentin nuk dihet cila është arsyeja e kësaj ngjarje. Pronarët e picerisë kanë thënë se as nuk i njohin as nuk i kemi parë kurrë ata persona, nuk ka asnjë të arrestuar deri më tani “, tha Rexha për KALLXO.com.

Sipas Prokurorisë, të plagosurit po trajtohen në QKUK dhe rasti po vazhdon të hetohet.

Vrasja e plagosjet në Mitrovicë, dyshohet se ndodhen pas një kacafytje