Donika Gërvalla FOTO-Urim Krasniqi

Donika Gërvalla: Nuk jemi një eksperiment, jemi shtet sovran

Ministrja e re e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i bëri të dituara planet e saj për ta riparuar imazhin e Kosovës jashtë vendit dhe diskutoi lidhur qëndrimin e saj mbi çështjet kryesore të politikës së jashtme, përfshirë dialogun Kosovë-Serbi.

Ministrja e sapoemëruar e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka deklaruar për BIRN se java e saj e parë në punë i ka dhënë asaj shpresë për reformim të shërbimin e jashtëm të dëmtuar të Kosovës.

Në një intervistë ekskluzive, Donika Gërvalla deklaroi se kishte takuar shumë profesionistë të talentuar brenda ministrisë, të cilët sipas asaj “ishin nxitur nga ish-udhëheqja për të ndërmarrë veprime të caktuara në kundërshtim me  vullnetin e tyre”.

Për Gërvallën, një nga hapat e parë drejt riparimit të imazhit ndërkombëtar të Kosovës është reformimi i trupit diplomatik të Kosovës. Ajo vuri në dukje shkeljet e shpeshta të ligjit mbi shërbimin diplomatik, sipas të cilit 50 përqind e ambasadorëve dhe shefave të misioneve duhet të rekrutohen diplomatë të karrierës.

Sipas ministres së re, vetëm rreth 30 përqind e ambasadorëve janë rekrutuar nga shërbimi i jashtëm, ndërkohë që pjesa tjetër prej 70 përqind janë të emëruar në bazë të lidhjeve politike dhe ky fakt, sipas saj, e ka dëmtuar dëmtuar reputacionin ndërkombëtar të Kosovës, dhe  për këtë arsye politika në Kosovë “nuk merret seriozisht nga vendet në të gjithë botën.”

Për një kohë të gjatë, Donika Gërvalla ka qenë një kritike e zotimit të bërë nga administrata e mëparshme e Kosovës në Uashington DC duke rënë dakord për një moratorium njëvjeçar mbi aplikimin e Kosovës në Organizatat Ndërkombëtare – diçka që, sipas saj, do të diskutohet me ambasadorin e SHBA në Kosovë, Philip Kosnett.

“Zotimi i bërë në Uashington është një shkelje e tmerrhsme e parimit të shtetit të Kosovës,” tha ajo për  BIRN. “Nuk mund ta pezulolsh integritetin dhe kushtetutshmërinë e një vendi në asnjë situatë. Ne nuk jemi një eksperiment, ne jemi një shtet sovran ”.

Tutje, Gërvalla shtoi se ajo gjithmonë do t’i përfaqësojë interesat e Kosovës në rolin e saj të ri dhe nuk do të tolerojë sjellje të ngjashme sikurse ajo e ish të Dërguarit të Presidentit të SHBA për Dialogun e Serbisë në Kosovë, Richard Grenell.

“Unë jam e sigurt se nëse Grenellët [tjerë] vijnë dhe kërkojnë gjëra të ngjshme ashtu siç kanë kërkuar në të kaluarën, unë do të gjej mënyra dhe instrumente për t’i ndaluar këto metoda”, deklaroi ajo.

Megjithatë, ministrja e re ishte me qëndrim më të butë ndaj elementëve tjerë të marrëveshjeve të bëra në Uashington DC dhe nuk ka në plan ta kthejë prapa vendimin për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem, një veprim i cili është kritikuar nga BE dhe Turqia.

“Mendoj se çështja e ambasadës sonë në Izrael është mbyllur,” tha ajo. “Ne nuk do të hyjmë në aventurave diplomatike për një çështje që konsiderohet të jetë punë e kryer.”

Sidoqoftë, ministrja shtoi se politika e jashtme e Kosovës në Lindjen e Mesme duhet të jetë e përafërt ndaj të gjitha palëve. “Kosova është një vend i vogël dhe do të kërkojë partneritet me Izraelin, por ne duam marrëdhënie miqësore edhe me autoritetet palestineze,” tha ajo për BIRN.

Gërvalla, vajza e disidentit shqiptar Jusuf Gervalla, i cili dyshohet të jetë vrarë nga shërbimi sekret jugosllav UDBA në Gjermani në vitin 1982, bëri të ditur se ajo gjithashtu synon të jetë aktive në dialogun Kosovë-Serbi si pjesë e rolit të saj të ri.

Në mënyrë që të shmanget përsëritja e gabimeve të mëparshme, ministrja e jashtme ka besim se qeveria e re e Kosovës nuk duhet të ngutet në dialogun e ndërmjetësuar nga BE.

“Ne duam të jemi të përgatitur për dialogun, jo që të bëhet sa për sy e faqe në mënyrë që burokratët evropianë të mund të raportojnë se ’takimi u mbajt dhe u dhanë disa premtime’,” tha ajo, duke shtuar se më herët, si Kosova ashtu edhe Serbia nuk i morën me seriozitet obligimet e bëra në Bruksel.

Gërvalla po ashtu e listoi betejën kundër fushatës së mosnjohjes së Serbisë si një nga tri prioritetet e saja kryesore, së bashku me zgjerimin e marrëdhënieve me vendet që e kanë njohur tashmë Kosovën dhe duke u fokusuar në pesë vendet anëtare të BE të cilat ende nuk e kanë njohur mëvetësinë e shtetit të Kosovës.

Ministrja e re ishte e interesuar në faktin se marrëdhëniet me Serbinë duhet të konsiderohen si subjekt i politikës së jashtme dhe jo si një çështje e brendshme. “Nëse nuk i konsiderojmë marrëdhëniet me Serbinë si çështje të jashtme, atëherë ne automatikisht po heqim dorë nga sovraniteti ynë,” tha ajo.