Dokumentari i Burim Halitit fiton çmimin kryesor në kategorinë e filmit shqip të 'Travel Fest Albania 2022’

Filmi i shkurtër dokumentar, “Sparks of Light” me regji të Burim Halitit ka fituar çmimin kryesor “Best albanian film”, në kategorinë e filmit shqip, në Festivalin e Filmit Ndërkombëtar, “Travel Fest Albania”.

Edicioni i sivjetmë i “Travel Fest Albania” u mbajt nga data 18 – 24 korrik 2022 në Tiranë në 3 kinema paralele.

Gjatë këtij edicioni  u shfaqën 122 filma nga 42 vende të botës.

Filmat pjesëmarrës garuan në disa kategori të festivalit.

Përveç çmimit, “Best albanian film” juria e festivali ndau edhe çmimet tjera për filmat pjesëmarrës.

Filmi “Sparks of Light” është prodhim i “Art Without Limit” dhe “Eureka Film & Production” nga Prishtina.