Djali dyshohet se sulmoi fizikisht babanë e tij në Kaçanik

Pas një mosmarrëveshje në familje, një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Kaçanik, të mërkurën, më 24 janar, rreth orës 17:00.

Policia ka njoftuar se palët janë intervistuar.

Rasti është inicuar si dhunë në familje dhe lëndim i lehtë trupor.

Me vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.