Kiev/ Ukrainë Foto: JamesHills

Diplomatëve rusë iu kërkohet të largohen nga Kievi

Ambasada ruse në Kiev ka nisur evakuimin e diplomatëve nga Ukraina.

Agjencia ruse e lajmeve TASS dhe AFP kanë konfirmuar evakuimin pasi Ministria e Jashtme ruse njoftoi vendimin dje.

Zëdhënësja Maria Zakharova tha se kjo ishte për shkak të “sulmeve të shumta” ndaj misioneve diplomatike ruse në të gjithë Ukrainën dhe “veprimeve agresive” kundër diplomatëve rusë.

TASS raporton nga një burim në ambasadë duke thënë më herët sot se “evakuimi i personelit tashmë ka filluar”.

Kjo vjen një ditë pasi ligjvënësit në Moskë i dhanë Presidentit Putin lejen për të përdorur forcën jashtë vendit.