
Veturë e djegur në autostradën “Ibrahim Rugova”. Foto: KALLXO.com
Digjet një veturë në autostradën 'Ibrahim Rugova' - FOTO
31.3.2023 - 13:11
Një veturë është djegur sot gjatë ditës në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Në redaksinë e KALLXO.com janë dërguar disa foto ku shihet se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit.
Pamjet tregojnë se vetura është thuajse e gjitha e djegur.
KALLXO.com ka kontaktuar me Policinë e Kosovës lidhur me këtë rast dhe është në pritje të përgjigjeve.