Aksidenti fatal në autostradë dhe arrestimet, Prokuroria jep detaje

Dy persona janë arrestuar në lidhje me aksidentin që ndodhi të shtunën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku si pasojë mbetën tre persona të vdekur.

Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala ka thënë se të arrestuarit janë të dyshuar për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.

“Ju konfirmojmë se janë arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me rastin e aksidentit të mbrëmshëm ku kanë humbur jetën tre qytetarë. Te njëjtit janë të dyshuar për veprën penale, ‘Rrezikimi i trafikut publik’, nga neni 370, paragrafi 5 i Kodit Penal”- ka thënë Shala për KALLXO.com.

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”. Si pasojë e aksidentit kanë vdekur tre persona, ndërsa deri më tash janë dy të arrestuar.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini i cili tha se kjo ngjarje ka goditur rëndë tri familjet.

“Jam jashtëzakonisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen e hershme nga jeta të tre djemve të ri nga Gjakova.Kjo ngjarje tragjike ka goditur rëndë 3 familje, por dhimbje për këtë humbje ka sot secili prej nesh.Në emër të qytetarëve të Gjakovës ngushëlloj familjet Syla, Delija dhe Bibaj për humbjen e bijve të tyre” – ka thënë Gjini.

Ndërkohë edhe ish kryetarja e Gjakovës, deputetja Mimoza Kusari – Lila, ka reguar, duke thënë se vdekjet e shkakutara nga papërgjegjësia dhe veprimi i jashtëligjshëm në trafik, thërrasin sipas saj, për veprime të mënjëhershme dhe masa të ashpëra.

Arrestohet edhe një person i dytë në lidhje me aksidentin me fatalitet në autostradën ‘Ibrahim Rugova’