Foto: Ilustrim

Digjet një shtëpi në Ferizaj, i dyshuari dyshohet se ka çrregullime mendore

Një 33-vjeçar nga Ferizaj është arrestuar nën dyshimin se ia ka vënë flakën shtëpisë së tij në fshatin Pojatishtë.

Kështu ka njoftuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas Veselit, i dyshuari, L.S., i cili është shqiptar, shtetas i Amerikës, ka qenë duke banuar në shtëpinë e cila është djegur.

Ai ka thënë se L.S. dyshohet se ka çrregullime mendore, mirëpo ende nuk është vërtetuar një gjë e tillë.

“I dyshuari nuk ka lëndime dhe nuk është e vërtetuar nëse ka çrregullime mendore. Ai është dërguar në mbajtje”, ka thënë Veseli.

Tutje Veseli ka treguar për KALLXO.com se të dyshuarit i është ofruar tretmani mjekësor, mirëpo ky i fundit ka refuzuar një ndihmë të tillë.

“Është ftuar ambulanca, por i dyshuari e ka refuzuar”, ka thënë Veseli.

Tutje Veseli ka shtuar se janë duke vazhduar hetimet në koordinim me Prokurorinë përkatëse.