Ilustrim

Digjen tri vetura në Novobërdë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje kanë pranuar një ankesë nga dy burra, të cilët kishin raportuar se në fshatin Pasjak në Novobërdë janë djegur tri vetura.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e ditës së djeshme, rreth orës 04:50.

Policia ka treguar se dy ankuesit kanë raportuar se veturat janë përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura.

Tutje u tha se zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, përderisa ngjarja e iniciuar si “Zjarrvënie” do të vazhdojë në procedurë hetimore.