Ilustrim

Digjen disa pajisje sportive afër një shkollë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar një zjarrëvënie afër një shkolle në kryeqytet gjatë të dielës në mbrëmje.

“Ankuesja femër kosovare, ka informuar se persona të pa njohur i kanë vënë zjarrin disa pajisjeve sportive afër shkollës. Nuk dihet vlera e dëmit. Rasti është duke u hetuar” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Rastin është raportuar me datë 24 dhjetor 2022, rreth orës 21:00 në mbrëmje.