Ilustrim.

Dhunimi i të miturës në Rahovec, arrestohet i dyshuari i dytë

Një tjetër burrë është arrestuar lidhur me rastin ku po dyshohet se një e mitur në Rahovec është dhunuar seksualisht.

Policia ka bërë të ditur se pas intervistimit, i dyshuari i dytë me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, Policia dje kishte njoftuar se një burrë në Rahovec është arrestuar nën dyshimin se ka dhunuar seksualisht një vajzë të mitur.

Rasti në fjalë dyshohet se ka ndodhur në mbrëmjen e 8 qershorit të këtij viti, rreth orës 22:00.