Dhomat e Specializuara refuzojnë apelin ndaj Thaçit dhe Veselit

Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara, ka refuzuar apelet e mbrojtjes së Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit të dorëzuara më 21 shkurt kundër vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, të datës 23 dhjetor 2021, me të cilën lejohej pjesërisht Prokuroria që ta ndryshojë aktakuzën.

Kështu bëhet e ditur nga Dhomat e Specializuara.

Ndërkohë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar një vizitë në Hagë për t’i takuar ish-krerët e UÇK-së.

Ajo ka thënë se në Hagë do të shoqërohet nga një anëtar i Komisionit për Legjislacion dhe nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci./RTK