Detajet e ceremonisë së varrimit të Nexhmije Pagarushës

Familja Pagarusha ka njoftuar për homazhet dhe varrimin e Nexhmije Pagarushës.

Artistja e madhe Nexhmije Pagarusha ka vdekur sot në moshë 86 vjecare.

Sipas njoftimit të familjes, varrimi i Nexhmije Pagarushës do të bëhet të bëhet më 9 shkurt 2020 në fshatin Pagarushë të Malishevës në një ceremoni familjare.

Njoftimi i plotë:

Njoftohet i gjithë populli shqiptar që me datë 08.02.2020 sipas protokollit familjar hapet e pamja në hollin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë prej orës 08:00 deri 17:00.

Me datë 09.02.2020 do të mbahen homazhe në hollin e Teatrit Kombëtar me ç’rast qytetarët do të mund t’i japin nderimet e fundit.

Në orën 11:00 fillon mbledhja komemorative në po të njëjtin Teatrin Kombëtar.

Ne ora 14:30 do të bëhet varrimi në fshatin Pagarushe, Malisheve me rrethin e ngushtë familjar sipas amanetit të saj të fundit.

E pamja me këtë rast vazhdon edhe për dy ditë dhe atë me datë 10-11.02.2020 poashtu ne hollin e Teatrit Kombëtar ne Prishtine me fillim ne ora 08:00 – 17:00.

Kërkojmë mirëkuptimin e te gjithë atyre që ndajnë dhembjen me në, gjithe miqtë dhe dashamiret e znj. Nexhmije per t’iu permbajtur protokollit familjar.

ME RESPEKT, FAMILJA PAGARUSHA-Mulliqi.