Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Inaugurohet murali me portretin e Nexhmije Pagarushës në Prishtinë

Është inauguruar sot në Prishtinë, murali “Nexhmije Pagarusha” në Prishtinë. Ky mural i realizuar nga artistja spanjolle Alba Fabre, është punuar në ballinën e njërës prej ndërtesave në rrugën “Qamil Hoxha në Prishtinë (pranë Filharmonisë së Kosovës).

Murali i dedikohet ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushës.

Muarali “Nexhmije Pagarusha” është iniciuar nga “MuralFest Kosova” me mbështetje të Komunës së Prishtinës.

Drejtoresha e festivalit “MuraFest Kosova”, Lebibe Topalli ka thënë gjatë ceremonisë së inaugurimit të muralit me portretin Nexhmije Pagarushës se qëllimi i “MuralFest” është që rikujtojë figurat që kanë lënë gjurmë në kulturë tonë.

“Bylbyli i muzikës shqipe, Nexhmije Pagarushën, ka dhënë kontribut edhe në emancipimin e femrës, në një kohë kur ishte tepër e vështirë”, ka thënë Topalli.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com