Ambasadori i Japonisë në Maqedoni performon “Bareshën” e Nexhmije Pagarushës. Screenshot: Bujar Osmani/X

Ambasadori i Japonisë në Shkup performon “Bareshën” e Nexhmije Pagarushës

“Baresha” e Nexhmije Pagarushës, që u këndua e u përformua nga talentë të shumtë, mori vëmendjen edhe të ambasadorit të Japonisë në Maqedoni të Veriut, Otsuka Kazuya.

Ai performoi me kitarë melodinë e kësaj kënge gjatë një takimi që pati me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

“I kënaqur nga mikpritja e ngrohtë e ambasadorit japoneze Otsuka Kazuya. Performanca e tij e këngës së famshme shqiptare Baresha ishte vërtet e jashtëzakonshme” – u shpreh Osmani në rrjetin social “X”.

Tutje ai tha se donacionet dhe mbështetja e vazhdueshme e Japonisë janë të paçmueshme në nxitjen e progresit të Maqedonisë së Veriut.

Ministri tha se bashkë me ambasadorin po festojnë këtë vit 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.