Foto: Ilustrim

Detaje nga vdekja tragjike e dy fëmijëve nga Kosova në Francë

Dy fëmijë me origjinë nga Kosova janë mbytur dje pasdite në një lumë në Francë.

Ata po luanin buzë lumit në prani të nënës së tyre në qytetin në qendër të Francës, Montbrison.

Viktimat, vëlla e motër, kanë lindur më 2014 dhe 2017, njofton AFP, përcjell Le Point.

Tragjedia ka ndodhur në lumin Le Moingt, i cili ishte fryrë kohëve të fundit për shkak të reshjee të mëdha.

Nëna, e moshës 35-vjeçare dhe me origjinë nga Kosova, kishte ngrënë me fëmijët në një fast-food, para se t’i çonte pasdite të luanin buzë lumit, i cili kalon jo larg qendrës tregtare të Montbrison.

Sipas deklaratave të saj, fëmija i saj më i vogël ka rënë në lumë. Motra është përpjekur ta kapte para se ta merrte uji edhe këtë.

Nëna ia ka dalë t’i kapte të dy, por nuk ka arritur t’i reanimonte.

Ajo pastaj ka thirrur njerëz të tjerë, të cilët i janë afruar për ta ndihmuar. Edhe këta nuk kanë mundur të bëjnë kurrgjë lidhur me fëmijët.

E shokuar nga ngjarja, nëna është hospitalizuar.

Prokuroria e Saint-Etienne ka hapur një hetim dhe ka urdhëruar autopsinë e dy trupave.