Donika Kadaj- Bujupi. FOTO- Donika-Kadaj-Bujupi

Deputetja Kadaj Bujupi interesohet për implementimin e rezolutës për shtesa të fëmijëve

Deputetja e AAK-së Donika Kadaj Bujupi, ka ngritur çështjen e shtesave të fëmijëve, për të cilën është miratuar një rezolutë në vitin 2018.

Kadaj Bujupi, i ka drejtuar pyetje kryeministrit Avdullah Hoti se kur do të filloj implementimi i rezolutës.

“Është mriatu rezoluta për shtesa të fëmijëve. Kur do të fillojë implementimi i rezolutës dhe a keni ndërmend ta filloni angazhimin në këtë drejtim”, tha ajo.

Kryeministri Avdullah Hoti, tha se janë duke punuar në këtë drejtim.

“Ne i kemi hy punës bashkë me Fondin Monetar dhe me Bankën Botërore të reformojmë gjitha skemat sociale dhe pensionale dhe pjesë e këtyre ndryshimeve do të jetë edhe kjo çështje shqyrtimi i kësaj rezolute dhe shtesave për fëmijë”, tha Hoti.

Kjo rezolutë është bërë me kërkesë të deputetes Donika Kadaj-Bujupi, mbështetur edhe nga 7 deputetët nënshkrues nga GP i AAK-së, në lidhje me shtesat e fëmijëve.

Miratohet rezoluta për shtesa të fëmijëve

https://kallxo.com/shkurt/rezoluta-e-donika-kadajt-femijet-deri-16-vjec-te-marrin-nga-10-euro-ne-muaj-shtesa/

Për shtesat e fëmijëve duhet legjislacion shtesë