Seanca e Kuvendit - Foto: Atdhe Mulla

Miratohet rezoluta për shtesa të fëmijëve

Me 61 vota për, një kundër dhe dy abstenime është miratuar Propozim Rezoluta nga Debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj Bujupi, mbështetur edhe nga 7 deputetët nënshkrues nga GP i AAK-së, në lidhje me shtesat e fëmijëve.

Kadaj Bujupi, tha se e kanë harmonizuar rezolutën dhe ka kërkuar nga deputetët që ta votojnë.

”Ndarja e shtesave për fëmijë të filloj nga vitit 2019 shuma mujore e shtesave për fëmijë duhet të kategorizohet duke marr parasysh kriteret përkatëse duke përfshirë të hyrat familjare, punësimi i prindërve dhe mosha e fëmijëve”, tha Kadaj Bujupi.

KALLXO.com ka shkruar lidhur me shtesat e fëmijëve.

Me 15 tetor kishte filluar debati parlamentar ku ishte propozuar që çdo fëmijë në Kosovë prej 0 deri 16 vjet të gëzojë shtesa çdo muaj duke filluar nga 10 euro në muaj.

Shtesa prej 10 euro në muaj për fëmijët në Kosovë janë konsideruar të pamjaftueshme për nevojat elementare për rritjen e tyre, duke pasur parasysh standardet ekonomike në vend.