Foto: KALLXO.com

Deputetja e AAK-së dhe LVV-së përplasen për përkrahjen ndaj komunitetit egjiptian

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur diskutimet për shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës.

Nga komuniteti egjiptian kërkuan që 24 qershori, Dita Memoriale e Komunitetit Egjiptian të futet në festat e kalendarit zyrtar të Republikës së Kosovës.

Lidhur me këtë deputetët kanë vazhduar me polemika mes vete. Deputetja nga AAK, Teuta Haxhiu i kërkoi deputetës së LVV-së, Mimoza Kusarit të dijë se sa nga komuniteti egjiptian ka punësuar gjatë mandatit të saj si kryetare e Komunës së Gjakovës.

“Mimoza, a mundesh me m ‘tregu sa i ke punësu në mandatin tende si kryetare e Gjakovës nga komuniteti egjiptian. Dhe sa ju ka ndryshu jeta këtij komuniteti apo vetëm ke bërë foto që për mu janë të dhimbshme në qoftëse dal në foto në fushatë e nuk dal çdo ditë. Është e dhimbshme nëse vetëm në fushatë ua qojmë një kg sheqer a vaj apo miell. Këta nuk e bëjë kurrë. Nëse veç pak ua ke ndryshu jetën fol me fakte”, tha Haxhiu.

Ndërkaq, Kusari – Lila tha se fjalimi i saj paraprak është keqkuptuar, e nuk ka të bëjë me punën e saj si kryetare.

“Për atë që po dojnë me u kthy mbrapa e me vendos në audit punën time si kryetare e komunës, është pjesa më e ndritshme e bashkëpunimit me komunitetet e përfshi faktin që disa parti këtu sot që po bërtasin e spo bërtasin I kanë fut në lista e si kryetare e kam gjet asamblenë 100 për qind shqiptare.. E kam formu këshillin për komunitete dhe jam betu që e mbajë përgjegjësin edhe për komunitete qe nuk janë të përfaqësuara”, u shpreh ajo.