Deputetët e Vetëvendosjes nuk e respektojnë distancën fizike

Disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, specifikisht Dimal Basha, Agon Batusha, Enver Haliti dhe Valon Ramadani në dy fotografi të publikuara nga një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, shihen duke mos e respektuar distancën sipas vendimeve të marra nga Qeveria e Kosovës.

“Mission Completed”, ka shkruar Bess Bujupi, personi i cili ka publikuar fotografitë.

Para dy javësh, Ministria e Shëndetësisë njoftoi për masat e reja, ku mes tjerash, parashihet edhe kufizimi i lëvizjes për komunat në zonën e kuqe, nga ora 19:00 deri në ora 05:00.

Vendimet e ekzekutivit kosovar ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave nëpër tavolina.

PDK organizon tubim në një lokal në Drenas, nuk respektohen masat ndaj COVID-19

Gazmend Muhaxheri në ndejë me muzikë live në kohën kur Peja është në karantinë