Deputetët e kuvendit me maska në seancën për buxhetin

Në seancën e cila po mbahet tani në Kuvendin e Kosovës për miratimin e buxhetit për vitin 2020 janë parë deputetë me maska brenda seancës.

Dy deputetet e opozitës, Albena Reshitaj dhe Teuta Haxhiaj janë parë me maska brenda seancës.

Në seancë sot u sugjerua nga ana e Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani që deputetët të flasin nga vendet e tyre.

“Meqënëse duhet të kaloj dhe ndër të tjera Institucionet Shëndetësore të kenë mjete të nevojshme, ndoshta një sugjerim që gjithë të flisni nga vendi juaj sepse foltorja tashmë u shfrytëzua nga një deputet, qeveria është e domosdoshme të përdor por ju të tjerët të paktën të jeni më pak të predispozuar ndaj një infketimi të mundshëmë. Ju njoftoj që kjo sallë është dezinfektuar në mëngjes por kjo nuk është e mjaftueshme sepse nëse një deputet është i infektuar dhe i prek sipërfaqet e njëjta mund të kaloj virusi. Pra vetëm një sugjerim që të mos ta shfrytëzoni foltores sot në mënyrë që të jemi sa më larg njëri tjetrit. Po shpresoj që sa më afër qëndrimeve në miratimin e buxhetit”, tha Osmani.

Kujtojmë se brenda dy ditësh në Kosovë tre persona kanë dalë pozitiv me coronavirus.

Dy të parët sipas deklaratave zyrtare kanë ardhur në Kosovë nga Italia në fillim të këtij muaji ndërsa personi i konfirmuar sot dyshohet se është familjar i 77 vjeçarit nga fshati Stubëll.

LIVE – Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme për buxhetin 2020

LIVE – Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme për buxhetin 2020

Publiée par Kallxo.com sur Samedi 14 mars 2020

.